Pajaziti rizgjidhet kyetar i degës së APN-së në Bujanoc
Dega e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc ka mbajtur kuvendin e dytë zgjedhor dhe ka zgjedhur organet e reja udhëheqëse.
“Kryetar i Degës së APN-së në Bujanoc u rizgjodh, Arbër Pajaziti, për nënkryetarë u zgjodhën Florim Agaj, Selime Bajrami dhe Fismir Jahiu, kurse sekretar i Degës u zgjodh Diamant Iseni’, thuhet në njoftimin e APN-së.
Kryetari i posazgjedhur ka shkruar se po e hapin një faqe të re të rrugëtimit tonë, me synime dhe qëllime të qarta, për ta sjellur APN-në në vendin e saj meritor.
“Strukturës së re i uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese pa fund. Mirënjohje për të gjithë ata që rrugëtuam bashkë deri sot”, ka shkruar Pajaziti.
Në punimet e kuvendit të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc janë pranuar edhe transfere të këshilltarve komunal nga PD dhe anëtar nga LPD/titulli