Pacolli: Kurrë më s’do ta votoj Albin Kurtin, as Vetëvendosjen në çfarëdo qeveri
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë nuk ka shprehur kundërshtimin e tij për një vendosje të mundshme të tij në karantinë, në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.
Pacolli ka deklaruar se ka qenë i gatshëm të karantinohet në konvikt.
“Asnjëherë s’jam shprehur kundër shkuarjes në konvikt. Kam qenë i gatshëm të shkoj”, është shprehur ai.
“Do të ishte nder, të jem me pjesën tjetër të qytetarëve”, ka thënë Pacolli.
Kreu i AKR’së ka thënë se do ta kundërshtojë gjithmonë Albin Kurtin dhe partinë e tij tash e tutje.
“Asnjëherë s’do ta votoj më Albin Kurtin, as Vetëvendosjen në çfarëdo qeverie”, ka deklaruar ai.
“Do të jem opozitë e fuqishme”, ka shtuar ai.
“Jam tejet i zhgënjyer për mënyrën se si qeveris”, ka thënë Pacolli.