Pacolli: Jam totalisht i zhgënjyer nga politika
Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë për “Opinion” është pyetur se përse ka vendosur të merrej me politikë, duke patur parasysh pasurinë e tij. Pacolli është shprehur se një ndër arsyet kryesore ka qenë mënyra sesi pasluftës të huajt nisën të formonin administratën në Kosovë.
“Siç e dini unë nuk kam dëmtuar vetëm vetveten me këtë, sigurisht të jesh në politikë në Kosovë duhet të jesh urë për të gjithë dhe fyerjet,sharjet nganjëherë edhe tregimet e ndryshme të njerëzve të tepërta që normalisht nuk është dashur t’i durojë, mirëpo këtë e bëj për arsye se në momentet e para në Kosovë është formuar administrata e përkohshme, kisha një vizitë dhe pashë Kosovën e mbushur me njerëz të huaj, me administratorë të huaj, menjëherë pas luftës..dhe pashë sesi ishte qasja e marrëdhënies së tyre me qytetarët e Kosovës ose me ata që ishin afër tyre . Unë mbeta i shokuar duke atë situatën paksa shumë serviliste të Kosovës ndaj të huajve dhe e pashë se është dominim total i njerëzve të huaj në Kosovë, kudo në cilido departament dhe unë mbeta jashtëzakonisht i zhgënjyer nga ajo. Nuk mendoj se ishte arrogancë ,por ishte duke u shprehur ai superioriteti i tyre edhe kur ata nuk ishin në gjendje të kryenin atë detyrë për të cilën ishin aty. Kam parë një njeri që prej shumë kohësh kishte dalë në pension dhe ai udhëhiqte departamentin bankave dhe nëse flisje me të e kuptoje menjëherë që nuk ishte ai menaxheri modern,ishte dikush që kompjuteri për të ishte diçka e re. Në atë kohë unë kisha idetë e mia, ishte dashur në Kosovë një formë ndryshe e mbarëvajtjes ekonomike dhe e pashë se privatizimi do të shkatërronte Kosovën dhe pata bërë një tentativë që tu jap
shumë dokumente shumë studime nga eksperienca e Polonisë e Çekisë të cilat nuk i përdorën …Involvimi im në politik erdhi pas një lobimi shumë të ashpër të SHBA që Kosova të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes . Ardhja ime në Kosovë ishte gjithmonë e përqendruar tek një lëvizje e re në ekonomi…,”-u shpreh Pacolli.
I pyetur nëse është zhgënjyer nga politika Pacolli theksoi që po.
“Absolutisht po . Unë jam totalisht i zhgënjyer nga politika për arsye se asnjëherë nuk kam arritur që të implementojë idetë e mia, nuk kam arritur të implementojë atë që kam patur ndërmend edhe sot jam këtu dhe ndoshta do të shkoj me dëshirën më të madhe që unë nuk kam arritur të fus në funksion një ide, e cila do të ishte ajo që i nevojitej Kosovës,”-a përfunduar ai./opinion.al/