Pacolli : Hoxhaj po mendon se Luginasit i besojnë “babadimrit” të PDK-së
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka reaguar pas publikimit të shtatë zotimeve të premtuara për Luginën e Preshevës nga kandidati për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, njofton Ministria e Lajmeve.
Znj.Pacolli ka shkruar se Hoxhaj para se ti prezantoj premtimet për Preshevën, Mendvegjën e Bujanocin do të ishte më e ndershme që fillimisht të tregoj se çfarë ka bërë ai për luginasit sa ishte në pushtet si ish-ministër për plotë 9 vite.
Reagimi i plotë i Pacollit :
“PDK e ka pikë të dobët Luginën e Preshevës dhe se PDK nuk bënë politikë populiste” paska thënë kandidati i PDK-së për Kryeministër, z. Hoxhaj.
Luginës ia paska premtuar 2 vende në listë të deputetëve, kuota për studentë, Agjencion Shtetëror e të tjera e të tjera. Enveri po mendon se ka akoma të atillë që i besojnë babadimrit (PDK-së).
Para se të prezantoj premtimet e tij për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ish Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2008-2011), ish Ministri i Punëve të Jashtme (2011-2014 dhe 2016-2017) e Deputeti i Kuvendit të Kosovës do të ishte më e ndershme nga ana e tij që fillimisht të sqarohej për disa nga shumë çështje rreth punës së tij e qëndrime të tij në raport Luginën:
1.Çfarë bëri z. Hoxhaj për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën kur ishte Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë?
2.Çfarë bëri z. Hoxhaj për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme?
3.Ku ishte z.Hoxhaj kur shefi i tij Thaçi bënte pazar me Vuçiçin e në planin e shkëmbimit territorial kishte edhe copëtimin e Preshevës?
4.Edhe kur PDK e ministrat e saj lidhnin kontrata me kompani lobuese për ndarjen e Kosovës e copëtimin e Preshevës?
5.E edhe kur disa nga Ambasadorët e emëruar nga PDK dhe shefi i tij Thaçi ishin përfshirë direkt në shitjen e idesë së Thaçit & Co për ndarjen e Kosovës e copëtimin e Preshevës?
- Z. Hoxhaj paska harruar që shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kur marrin shërbime shëndetësore në Republikën e Kosovës paguajnë dyfishin e asaj që u kërkohet qytetarëve të Kosovës. Pra, cilësohen të huaj e prandaj edhe duhet të paguajnë dyfish më shumë.
Ka shumë çështje që një politikan i ndershëm do t’i sqaronte. Por…
Këta ditëve në vijim do të premtojnë edhe lëvizjen e maleve dhe kodrave…por tani qytetarët do të vendosin.