Lajme

OVL/ bashkon pëfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës me rastin e festës së 28 Nëntorit

OVL e UÇPMB-së, pas një periudhe të gjatë të ndarjeve dhe polarizimeve politike arrin që ti bëjë bashk pëfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.

Mbërmjen e djeshme, në zyrat e OVL UÇPMB-së, me rastin e festës së 28 Nëntorit nën udhëheqjen e kryetarit të saj Nazmi Hajredini u mbajt mbledhje për koordinimin e faktorit politik të Preshevës e ku si temë ishte Protesta që do të mbahet më datë 28 Nëntor e ku do të shenohet Dita e Flamurit.

Në këtë mbledhje përpos anëtar të OVL UÇPMB-së prezent ishin eksponent të lartë të partive në pushtet siç ishte zv.kryetari i Komunës së Preshevës Armend Aliu(APN), sekretari i Këshillit Komunal Mendim Berisha (LR), nënkryetari i PDSH-së Ilir Sadriu, sekretari i PVD-së Driton Bilalli dhe sekretari i KNSH Enver Mehmeti.