Lajme

Osmani në Këshillin e Sigurisë: Serbia po mundohet që agresorin ta shndërrojë në viktimë

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara po diskutohen raporti për Kosovën.Temë kryesore e diskutimit është edhe agresioni i Serbisë në Banjska të Zveçanit.
Si pasojë e sulmit terrorist nga një grup i armatosur serbë u vra polici Afrim Bunjaku.Në këtë mbledhje, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Në fjalimin e saj, ajo tha se Serbia po përpiqet që agresorin ta shndërrojë në viktimë.

“Sot ajo se çka kemi dëgjuar nga Serbia është zgjatje e përpjekjeve për ta nxitur këtë aktin e agresionit”, tha Osmani.