KryesoreLajmeMaqedoni

Osmani: Kalimi kufitar Llojan-Miratoc do të jetë kalim kufitar ndërkombëtar!

Dje zv.Kryeministri Bujar Osmani përmes faqes së tij në FB kishte paralajmëruar një befasi në lidhje me hapjen e kufirit Llojan Miratoc. Sot pas takimit të dy delegacioneve të Rep. së Maqedonisë së Veriut dhe të Rep. së Serbisë është njoftuar se hapja e këtij kufiri po bëhet realitet.

Ky është postimi i plotë i tij:

Edhe një sukses i madh ne drejtim të bashkpunimit rajonal, kalimi kufitar Llojan-Miratoc po bëhet realitet! Takimi i sotëm i punës së delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, ngrenë iniciativë që në vend të atij lokal, ky kalim kufitar të jetë kalim kufitar ndërkombëtar plotësisht funksional. Me këtë, jo vetëm banorët e rajonit kufitar, por të gjithë qytetarët e dy vendeve do të kenë lëvzje dhe komunikim të lehtësuar.