Lajme

Osmani i përmend në OKB shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe spastrimin e adresave nga Serbia


Presidentja Vjosa Osmani ka përmendur shqiptarët e Luginës së Preshevës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së sonte.

Ajo ka thënë se Serbi është duke i shkelur të drejtat e njeriut me veprimet që bënë ndaj shqiptarëve të Luginës.

Spastrimi etnik nëpërmjet mjeteve administrative siç kualifikohet nga Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut, ku në Luginë e Preshevës Qeveria serbe pa gjurmë edhe pa nxjerrë ndonjë njoftim me shkrim apo dokument i shlyen shqiptarët nga regjistri i popullatës në Serbi, duke i mohuar të gjitha të drejtat e tyre themelore”.

Këto shkelje të drejtave të njeriut janë konfirmuar nga DASH, kjo e përkeqëson gjendjen edhe më shumë me  gjuhën e urrejtejes dhe gjuhën diskriminuese që përdoret vazhdimisht nga politikanët dhe mediat në Serbi”, ka thënë Osmani.