Lajme

Persona të papërgjegjshëm prejnë kabllon e transmetiimit të RTV ALDI (FOTO)

Persona të papërgjegjshëm e dëmkeq, të cilëve i pengon informimi shqip i Radio Televizionit Aldi në Luginë të Preshevës kanë bërë prerjen e disa kabllove, kabllo këto të transmetimit të programit të RTV ALDI në antenën e cila gjindet mbi fshatin Leran.

Këta persona anti kombëtarë që i pengon informimi shqip arritën që në tre vende të ndryshme të i prejnë dy kabllo të Rtv Aldi-t, ku një pjesë të këtyre kabllove edhe e kanë vjedhur.

Këta persona kanë bërë punë perfeksioniste që të kursejnë kabllot e operatorëve tjerë të cilat kanë qene së bashku me at atë RTV ALDI, kabllo të cilat i përkasin kryesisht kompanive serbe thënë më mirë vëllezërve të shpirit të këtyre antikombëtarëve.

RTV ALDI ia bënë me dije këtyre personave që informimi shqip përmes nesh nuk mund të ndalohet nga ju, sepse që nga fillimi jemi për informim dhe kjo do vazhdojë gjithmonë, pavarësisht qëlimit tuaj të keq. Ne vazhdojmë të i informojmë qytetarët e ju vazhdoni të jetoni me vulën antikombëtare në ballin tuaj.

Gjithashtu RTV ALDI apelon qyetarët e Luginës së Preshevës se nuk kanë nevojë të shqetësohen rreth programit pasi që shumë shpejt RTV ALDI do rikthehet në ekranet e shtëpive tuaja.