Lajme

Osmani e Kurti priten nga Macroni në prag të hapjes së Lojërave Olimpike

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pritur të premten në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Osmani e Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Ceremonia hapëse mbahet më vonë gjatë ditës së sotme.

Pjesë e Olimpiadës “Paris 2024”, me nëntë sportistë është edhe Kosova. Prej tyre gjashtë janë me normë olimpike e tri të tjerë me ftesë të universalitetit.