Valon Arifi “Tenderi e politika nuk shkojn bashkë”
Valon Arifi aktivist i shoqëris civile nga Presheva duke komentuar situatën e krijuar pas seancës së fundit të kuvendit komunal të Preshevës ka kritikuar opoziten atje njëherit është shprehur se palët e këtij konflikti politikë nuk po debatojn për idet e vizionet që kanë për qytetin e Preshevës por janë bërë vazal te oligarkëve lokal,deri sa shprehet se dallimi mes opozites e pozitës ne pushtet nuk është përmbajtësor por thjesht janë beteja midis klaneve të bizneseve lokale atje e që pretendojn te kontrollojn edhe skenën politike në Preshevë,ndonse z.Arifi shprehet i bindur se Presheva ka të rinjë e të reja që do i prishin planet atyre.
“Jam i vetëdishëm që plasaritjet ose krizat politike në komunen tonë i krijojn oligarkët lokal,të cilët pretendojn se jane drejtuesit e politikës lokale ne Preshevë e Luginë,por njësoj si këtë herë une mendoj se asnjëra palë nuk do të fitoj. Presheva ka aq shumë të rinj e të reja sa që krizat e tyre ekonomike përbrenda kompanive tyre asnjëher nuk do të arrijn te krijojn edhe kriza politike,për këtë jam i sigurt siq isha i sigurt edhe për seancën e fundit kur oligarkët e lidhur me opozitën pretenduan të krijojm shumicë të re parlamentare ne kuvendit komunal të Preshevës” është shprehur aktivisti Arifi.