Bota

OKB-ja kritikon Greqinë për qasjen ndaj refugjatëve

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut njoftoi se pezullimi nga Greqia i aplikimeve të azilit për refugjatët, nuk ka asnjë bazë ligjore, sipas së Drejtës Ndërkombëtare.

OKB-ja e ka komentuar edhe dhunën në kufirin Greqi-Turqi, transmeton KTV.

“Nuk kemi ndonjë prani as në kufirin grek dhe as në atë turk. Por, sigurisht, kemi raporte që na vijnë lidhur me çfarë ka ndodhur dhe çfarë ndodh atje”, tha zëdhënësja Liz Throssell.

Sipas së Drejtës Ndërkombëtare, konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për refugjatët, çdo person që nuk ndihet i sigurt dhe largohen nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe frikës së ngjashme, ka të drejtën e strehimit në një vend tjetër.