Bota

OBSH: Varianti i ri i COVID-19 më i transmetueshëm nga fëmijët

Varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Britaninë e Madhe duket se transmetohet më lehtë nga të rinjtë dhe fëmijët, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

“Nëse varianti po replikohet ose rritet më mirë te fëmijët, kjo situatë mund të ketë një efekt të valëzuar në përhapjen e virusit në të gjithë popullsinë britanike”, tha për Skyneës Mark Harris, një virolog në Universitetin e Leeds-it.

I dërguari special i OBSH-së për Pandeminë, David Nabarro, theksoi se kërkimet e mëtejshme janë ende në vazhdim.