Obradoviç: Vuçiq po përgatitë Serbinë për njohjen e Kosovës
Lideri i partisë opozitare serbe Dveri, Boshko Obradoviç, ka thënë se do të bojkotojë zgjedhjet nacionale në Serbi përshkak se presidenti, Aleksandër Vuciq, po bën publikun gati për ta njohur Kosovën.
Në një deklaratë, Obradoviç deklaroi se Vuçiq gjen çdo ditë një justifikim se Kosova nuk mund të jetë më pjesë e Serbisë, dhe bën një prezantim për nënshkrimin e marrëveshjeve të mëparshme sekrete me Hashim Thaçin për delimitimin.
Sipas tij, idea e Vuçiqit për demarkacionin nënkupton së pari njohjen e Kosovës.
“Zgjedhjet mashtruese të javës tjetër kanë për qëllim formimin e një Asambleje të Falsifikuar dhe Qeverisë që do të jetë e gatshme të mbështesë tradhtinë e Vuçiqit ndaj Kosovës”, tha Obradović dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë në votime, duke premtuar se qeveria e ardhshme do të anulojë gjithçka pas rënies së Vuçiqit.