Nxirren nga shtëpia trupat e pajetë të pesë të vrarëve në Gjilan
Trupat e pesë viktimave të ngjarjes makabre në Gjilan, po nxjerren nga shtëpia ku edhe ndodhi krimi.
Pas hetimit dhe marrjes së provave, zyrtarët po nxjerrin pesë viktimat nga shtëpia gati 5 orë pasi u vranë.
Policia dhe Prokuroria, ndërkohë, kanë thënë se dyshimet janë se gruaja që ishte zyrtare policore ka shtënë mbi katër persona e pastaj edhe në veten.
Në këtë tragjedi të rëndë ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare.