Nxënësit e fshatit Norçë nga 1 Nëntori me transport publik!
Një lajm i mirë për norçarët filloristë
Pas kërkesave të shumta nga prindërit, nxënësve nga fshati Norçë u sigurohet transporti për në shkollën fillore. Lajmin e ka bërë të ditur Këshillit Kombëtar Shqiptar, përcjell Ministria e Lajmeve
“Me dekada me radhë nxënësit e shkollës fillore “prof. Ibrahim Kelmendi” të fshatit Norçë përballen me lagështirat, ngricat dhe lodhjen e udhëtimit.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka marrë përsipër të mbulojë udhëtimin, pasi kjo gjë është urgjente dhe njëherit ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e nxënësve”- thuhët në njoftomin e KKSh-së