“Nuk mund të bëhesh më katolik se Papa”: Me këtë shprehje Kurti shpjegon përpjekjen e Thaçit dhe Veliut për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se LDK-në e kishin dhe e kanë partner.
Sipas tij, LDK nuk duhet të identifikohet me qëndrimin e një ministri i cili në gjysmë të natës kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton GB
Sipas tij, Agim Veliu nuk e ka guximin asgjë të thotë në takime të brendshme, ndërkohë që krejt dicka tjetër flet në media. Ai tha se ende do bashkëpunim me LDK-në, por nëse ajo e respekton me përpikëri çdo gërm të narrëveshjes së nënshkruar. Sipas tij, presidenti i vendit sot është tërhequr nga kërkesa e tij për gjendje të jashtëzakonshme.
“Nuk mund të bëhesh ma katolik si papa”, tha Kurti duke u munduar që ta shpjegoj parpjekjen e Thacit dhe të Agim Veliut për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.