Lajme

Nuk kishin aplikuar për ndihmë, por shteti i njofton se kanë fituar subvencione mbi 1000 euro

Ardi Shita, pronar i dy bizneseve në Kosovë, ka deklaruar se dje janë njoftuar nga Ministria e Financave se komisioni ka vendosur që bizneset e tyre t’i përkrah me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ndonëse thotë se nuk kanë aplikuar për ndihma të tilla, raporton Express.
Por, Shita ka thënë se këto para do t’i kthejnë mënjeherë në buxhet në momentin që dalin, derisa ka treguar edhe arsyet për këtë.

Postim i plotë :

Logjika e ndihmes shteterore dhe subvencioneve te kota:

Sot na erdhen dy e-maila automatik per dy biznese, per te cilat asnjehere nuk kemi apliku per subvencione te shtetit. E-mailat nga Ministria e Financave theksojn se njefar komisioni ndershteteror paska vendos qe dy bizneset tona qenkan kualifikuar per perfitim te dy “ndihmave” ne vlerat totale pak mbi 1,000 euro.

Keto paskan me dal automatikisht ne llogarite e bizneseve dhe ne momentin qe dalin, ne do t’i kthejm prapa ne buxhet dhe ate per disa arsye:

  1. Ne nuk kemi aplikuar per keto subvencione e per asnje subvencion tjeter;
  2. Asnjehere nuk kemi perfitu asnje cent nga buxheti i Kosoves, ne cfaredo forme;
  3. Vlera e tatimeve te bizneseve tona e paguar cent per cent gjate pandemise e deri sot e kalon disa dhjetera here kete “ndihme shteterore”; pra paguajm skandal shume tatime e i pranojm 1,100 euro subvencion ne total;
  4. Asnje page nuk eshte zvogeluar, ndryshuar ose ne cfaredo forme larguar nga bizneset;
  5. Asnje obligim tatimor nuk eshte shtyer, riprogramuar ose ndryshuar ne cfaredo forme.

Republika e Kosoves ne minimum, na ka ofendu rende me kete veprim, te cilin keshtu ashtu nuk e kemi kerkuar asnjehere. Biznesi NUK perkrahet me keso masa koti, menyra me e mire ne fakt me perkrah biznesin eshte me na lene te qete me vepru.

Keto subvencione koti, prej tatimeve tona, shpenzoni si gjithcka tjeter qe e keni shpenzu deri sot. Na leni te qete ta zhvillojm sektorin privat.