“Nuk do të habitesha nëse Putini SHPALL LUFTËN E TRETË BOTËRORE” Wallace paralajmëron: Kjo mund të ndodhë brenda disa ditësh
Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se nuk do të habitej nëse Vladimir Putin do të shpallte një luftë të re botërore dhe do të urdhëronte një mobilizim masiv të rusëve.
Vladimir Putin mund të shpallë një luftë të re botërore në ditët në vijim – paralajmëroi ministri britanik i Mbrojtjes, dhe gazeta britanike Mirror.
Wallace vuri në dukje se udhëheqësi rus mund të nisë një “mobilizim masiv” dhe të përdorë 1 majin për t’i shpallur luftë “nazistëve botërorë”.
Rusia nisi një pushtim të fqinjit të saj më 24 shkurt, duke thënë se ishte një operacion special për të çliruar Ukrainën nga nazistët. Që atëherë, qytetet ukrainase janë goditur nga bombardimet në një luftë që kryeministrja Liz Tras tha se mund të zgjasë deri në 10 vjet.