Nuk diskutohet çështja e kufijve, Spasovski: Mbetet në fuqi vendimi i fundit
Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka deklaruar sot se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë.
Spasovski, sot bëri të ditur se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje. Ai po ashtu tha se Qeveria nuk do të sjellë vendim politik për mbylljen e kufijve.