“Novosti”: Me Trumpin Beogradi nuk do t’i humbë të gjitha
Analistët pajtohen me vlerësimet nga kreu shtetëror serb se përtëritja e mandatit liderit aktual amerikan tani ishte më e mirë për ta. Administrata e tij nuk konsideron se çështja e Kosovës është lënë jashtë rendit të ditës.
Vlerësime të tilla rreth asaj se çfarë jehone do të mund të kishte në Serbi rrjedha e votimit për njeriun e parë në SHBA, bën gjithnjë e më haptas kreu shtetëror serb. Presidenti Aleksandar Vuçiq është i bindur se për Serbinë do të ishte më e mirë fitorja e Trumpit, ndërsa as për shefin e diplomacisë Ivica Daçiqin për këtë s’ka mëdyshje. Ai ka thënë se duhet motivuar maksimalisht diasporën në SHBA që të votojë për shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë, meqë sipas mendimit të Daçiqit administrata e Trumpit, për dallim nga demokratët, nuk konsideron se çështja e Kosovës është zgjidhur.
Pyetjes së “Novostit” sa është punë me mend të përcaktohesh paraprakisht për njërën nga palët kundërshtuese, Daçiq është përgjigjur:
“Serbët në SHBA janë një nga komunitetet etnike që do të votojë në nëntor për presidentin e ri të SHBA. Se për kë do të votojnë, do të vendosin ata në përputhje me animet e interesat e tyre. Nuk mendoj se do të ishte keq që vendi nga i cili rrjedhin t’iu sugjerojë se për kënd do të mund të votonin, meqë në këtë mënyrë do t’iu transmetonim se çfarë përvojash kemi me administratën për të cilën bëhet fjalë. Administrata e presidentit Trump ka bërë hapë me rëndësi në lidhje me çështjen e Kosovës, meqë ka konsideruar interesat tona dhe ka marrë parasysh interesat tona dhe ka pranuar argumentet tona, që administratat e përparshme nuk e bënin këtë.
Se qëndrimi i këtillë i zyrtarëve tanë nuk është pa bazë, konsiderojnë edhe disa bashkëbisedues të “Novostit”, të cilët theksojnë se në planin e politikës së jashtme Trump që në mandatin e parë ka dëshmuar nivel të lartë pragmatizmi dhe gatishmërie që të heqë dorë nga konventat tradicionale të politikës amerikane, madje edhe nëse shkel disa nga tabutë në fuqi tash një kohë të gjatë, nëse me veprimet e tilla do të shihte dobi konrete për SHBA-në dhe administratën e tij.
Analisti i politikës së jashtme nga Qendra për Stabilitet Shoqëror, Nemanja Staroviq tha se kur është fjala për Ballkanin, administrata e Trumpit, duke ndjekur shembullin e të deleguarit special presidencial për dialogun e Beogradit me Prishtinën, Richard Grenell, ka bërë disa veprime të cilat nuk i kishim pritur nga asnjëri nga presidentët e mëparshëm të SHBA.
“Përveç kësaj duke treguar gatishmëri të dëgjojë qëndrimet e zyrtarëve të Beogradit, administrata e Trumpit qartas iu shmang qasjes binare problemit të Kosovës, sipas të cilës njëra palë duhet të humbë çdo gjë në mënyrë që pala tjetër t’i fitojë të gjitha. Shihet qartë se ka shumë më pak mirëkuptim për padëgjueshmërinë e klientëve të saj në Prishtinë. Ndërsa për të krijuar parakushte për vazhdimin e dialogut, Grenell rrëzoi dy qeveri në Prishtinë, pa u lëkundur me këtë rast të përdorë paletën e mekanizmave të presionit dhe të sanksioneve ekonomike të llojit të veçantë ndaj shqiptarëve të Kosovës si dhe kërcënimet për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Kosova”.
Staroviq beson se në rastin e fitores së Trumpit, estabilishmenti i politikës së jashtme në Uashington do t’i qaset më vendosmërisht edhe idesë së “pajtimit historik” të Serbisë dhe SHBA-së, që gjatë viteve të fundit e preferojnë disa nga tink-tenk amerikanësh më autoritativë, në ç’mënyrë do të krijohej hapësirë shtesë për zgjidhjen e problemit të Kosovës sipas parimit të kompromisit thelbësor..
Edhe gazetarja Liljana Smajloviq thotë për “Novosti” se ne, tashmë e dimë se Hashim Thaçi në sytë e kundërkandidatit të Trumpit, demokratit Joe Biden, është një lloj i George Washington i shqiptarëve.
“Kjo do të thotë se nuk kemi arsye të shpresojmë që administrata e Bidenit do të ishte brokere më e ndershme në konfliktin serbo-shqiptar. Sidoqoftë pak më habit që presidenti i Serbisë haptas mban anën e Trumpit, aq më parë që gjasat e tij që të përtërijë mandatin aktualisht janë në rënie. Por, Serbia nuk bën të luaj rolin se nuk po sheh se të gjithë kundërshtarët tanë janë njëherësh edhe kundërshtarë të flakët të Trumpit, dhe se taksat ndaj produkteve serbe janë hequr, jo falë ndërhyrjes së Bashkimit Europian, por në saje të ndërhyrjes së njeriut kryesor të Trumpit, Grenellit. Ndonëse europianët janë ata që duhej të mbronin marrëveshjet europiane, nëse nuk kanë dashur të mbrojnë Serbinë”.