BoksSporti

Florian Marku humb kontrollin, godet kundështarin gjatë peshimit

Bokseri shqiptar Florian Marku është një prej boksierëve që e njeh më mirë reklamimin e një dueli, përpara se të hipë në ring. Pas deklaratave kërcënuese në distancë për rivalin Kris Jenkins, tashmë luftëtari shqiptar kaloi te veprat.

Gjithçka ndodhi gjatë peshimit zyrtar, përpara sfidës së kësaj të shtune në orën 20:00. Dueli i cili është një prej dy eventeve të mëdhatë mbrëmjes në Newcastle u nxeh gjatë përballjes zyrtare të dy boksierëve.

Jenkins provoi të provokonte Markun, duke i dërguar një puthje me dorë. Reagimi i boksierit shqiptar nuk mungoi.

Marku e kapi prej fyti kundërshtarin dhe e shtyu, teksa ishte e nevojshme ndërhyrja e personelit të sigurisë për t’i mbajtur në distancë dy boksierët.

Është liruar gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, një ditë pasi protestoi në transmetim live, kundër lu ftës në Ukrainë.

VIDEO