Lajme

NJOFTIM I RËNDËSISHËM – ZGJATJA E QËNDRIMIT NË ZVICËR

Ambasada e Serbisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur mënyrën e zgjatjes së kohës së qëndrimit të shtetasëve tanë që aktualisht gjenden në Zvicër e që mund të tejkalojnë kohën e lejuar të qëndrimit prej 90 ditë, raporton Ministria e lajmeve.

Sipas njoftimit nga Ambasada, të gjithë ata që tejkalojnë afatin e qëndrimit në Zvicër, për arsye të situatës së krijuar me COVID-19, mund të aplikojnë për vizë “D”
në zyrat kantonale të migracionit.

Njoftimi i plotë nga Ambasada serbe në Bern të Zvicrës.

Nga shërbimet kompetente zvicerane, kemi marrë informacione, në lidhje me qytetarët e Republikës së Serbisë, të cilët për shkak të situatës aktuale dhe përhapjes së virusit COVID-19, nuk mund të kthehen në Serbi dhe janë në Zvicër si turistë dhe për këtë arsye do të tejkalojnë periudhën e lejuar të qëndrimit sipas rregullave të Shengenit.

Është e nevojshme të aplikoni për marrjen e vizës të tipit “D” në shërbimet kompetente të migracionit kantonal (Migrationsamt), varësisht sipas vendit ku banojnë aktualisht shtetasit tanë.

Informacioni mbi kostot dhe procedurën e saktë jepet nga shërbimet në fjalë. Kur kontaktoni shërbimet zvicerane, ju rekomandojmë të shfaqni tekstin gjermanisht të postës elektronike (shih vegëzën më poshtë).

Ju lutemi gjithashtu që përmes postës elektronike e-mail, të na dërgoni të dhënat e mëposhtme, në mënyrë që t’i regjistrojmë shtetasit tanë që janë në Zvicër për më shumë se 90 ditë:

emri, data e lindjes, gjinia, numri i regjistrimit (JMBG), qëndrimi jashtë vendit (vendi ku jeni), telefoni i kontaktit, adresa e-mail, vendbanimi në Serbi (adresa e plotë – rruga, numri dhe vendi).

Ketu mund t’i gjeni adresat dhe kontaktet e zyrave kantonale te migracionit në Zvicër: KLIKO KËTU