Lajme

Njoftim i rëndësishëm i Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme Preshevë

Në mbledhjen e fundit, Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme nxorri këto Konkluzione:

K O N K L U Z I O N E

1.NDALOHET PUNA E TË GJITHA OBJEKTEVE HOTELIERIKE – RESTORANEVE, RESTORANEVE NË POMPAT E BENZINËS , KAFITERIVE, BAREVE, BASTOREVE, ËMBËLTOREVE, GJELLTOREVE, ÇAJTOREVE, QEBAPTOREVE ETJ. SI DHE DISTRIBUIMI I USHQIMIT NGA KËTO OBJEKTE.

1.A. LEJOHET PUNA E : BARNATOREVE, FURRAVE, SHITOREVE USHQIMORE, DEPOVE TË PIJEVE, KOZMETIKAVE, FRIZERËVE, BANKAVE, KËMBIMOREVE POSTAVE, POMPAVE TË BENZINAVE , NDËRTIMTARISË, LULISHTEVE, ARTIZANATEVE DHE TREGËTISË .

2.NDALOHET SHITJA JASHTË TREGUT , NDËRSA LEJOHET VETËM SHITJA E PRODHIMEVE USHQIMORE DITORE DHE JAVORE TË SHITËSVE VENDOR DUKE IU PËRMBAJTUR DISTANCËS SIGURUESE TË TEZGAVE PUNUESE JO MË LARGË SE 2 METRA SI DHE NË DISTANCËN PREJ 4 M2 TË MOS JETË MË SHUMË SE NJË PERSON, NË ORARIN PREJ 08.oo-15.oo ČASOVA.

3.URDHËROHET QENDRA PËR PUNË SOCIALE NË PRESHEVË QË TË MBYLLË QENDRAT DITORE DHE KLUBET PËR TË RRITUR DHE PLEQË.

4.QENDRA PËR PUNË SOCIALE NË PRESHEVË MENJËHERË TË PËRPILOJ LISTËN ME SHENIMET PËR KATEGORITË E RREZIKUARA TË POPULLATËS /PERSONAT MBI 65 VJET QË NUK KANË NDIHMË NGA FAMILJA/ ME ADRESAT E TYRE DHE NUMRAT E TELEFONAVE NË MËNYRË QË TË NJEJTIT PËRMES VULLNETARËVE TË ZYRËS PËR TË RINJË NË PRESHEVË DHE SHËRBIMEVE TË RREGULLTA NË MËNYRË TË ORGANIZUAR TË FURNIZOHEN ME USHQIM DHE BARNA.

5.TË FORMOHET CALL QENDRA PËR KOMUNËN E PRESHEVËS ME ZYRE TË KUJDESTARISË NË KATIN E DYTË TË PJESËS SË VJETËR TË OBJEKTIT SË KOMUNËS ME TELEFONIN KUJDESTAR : 017-7151029 DHE KUJDESTARINË E PANDËRPRERË PËR PRANIMIN E THIRRJEVE TË QYTETARËVE TË CILËVE I NEVOJITET NDIHMA OSE FURNIZIMI ME USHQIM DHE BARNA.

6.TË ANGAZHOHEN KRYETARËT E BL –TË BESUARIT E SIGURISË CIVILE DHE NDIHMËSIT E TYRE ME VULLNETARËT E TJERË ME QËLLIM TË ORGANIZIMIT TË NDIHMËS PËR QYTETARËT MË TË VJETËR NË FORMË TË SJELLJES SË USHQIMIT DHE BARNAVE NË ADRESAT SHTËPIAKE DHE ORGANIZIMIT TË NDIHMËS SHËNDETSORE KATEGORIVE TË RREZIKUARA.

7.KRYQI I KUQ NË PRESHEVË TË PËRFSHIHET NË DISTRIBUIMIN E SHUJTAVE TË NXEHTA NGA KUZHINA POPULLORE NË ADRESAT SHTËPIAKE NË KOORDINIM ME SHTABIN KOMUNAL PËR S.J.

8.URDHËROHET DREJTORATI PËR INSPEKCION I ADMINISTRATËS KOMUNALE TË PRESHEVËS QË TË KRYEJË KONTROLLIN A RRESPEKTIMIT TË URDHËRAVE , NDALESAVE DHE REKOMANDIMEVE TË SHTABIT KOMUNAL PËR S.J.

9.MEDIAVE LOKALE ELEKTRONIKE DHE ATYRE TË SHTYPURA TI BARTET OBLIGIMI I EMITIMIT TË UDHËZIMEVE AKTUALE MBI SJELLJEN DHE MASAT E PENGIMIT TË PËRHAPJES SË VIRUSIT COVID -19.

10.PËR NEVOJAT E SHTABIT KOMUNAL PËR S.J. – ANËTARËT E RREGULLT DHE ANËTARËT TË SHTUAR MENJËHERË TË PUNOHEN BEXHET ZYRTARE PËR LËVIZJE GJATË ORËS POLICORE DHE ME SHENIMET THEMELORE – SHKRESËN PËRCJELLËSE TË LAJMËROHET STACIONI POLICOR I PRESHEVËS.

11.SHTABI KOMUNAL PËR S.J. PËRMES SHËRBIMIT PËR S.J. TË PËRGATITË DHE LËSHOJ LEJET E PËRKOHSHME TË LËVIZJES GJATË ORËS POLICORE NË KOHËN PREJ ORËS OD 20.oo DERI 05.oo KOMPANIVE PRIVATE TË CILAT KANË BËRË KËRKESË DHE QYTETARËVE TË KOMUNËS SË PRESHEVËS VETËM PËR RASTE TË DOMOSDOSHME ME MBAJTJE TË PATJETËRSUESHME TË LIBRIT TË PROTOKOLIT TË DHËNIES SË LEJEVE TË PËRKOHSHME TË LËVIZJES.

  1. LËSHOHET APEL PUBLIK PËR QYTETARËT TANË QË GJENDEN ME PUNË TË PËRKOHSHME NË DIASPORË QË MOS TË VIJNË NË PRESHEVË SESPE DO TË JENË TË IZOLUAR NË KARANTIN PËR 28 DITW ME RADHË.
  2. PËR BASHKËSINË ISLAME NË PRESHEVË TË SIGUROHET NGA NJË LEJE PËR PERSONAT PËRGJEGJËS TË XHAMIVE DHE PËR DY PERSONA TË GJINISË MASHKULLORE DHE FEMËRORE NË PRESHEVË PËR PREGATITJEN E VARRIMEVE PËR RASTET EVENTUALE TË VDEKJES.
  3. AUTORIZOHET DREJTORATI PËR NDËRTIM I ADMINISTRATËS KOMUNALE PRESHEVË QË URGJENTISHT TË ZGJIDHË PROBLEMIN E MUNGESËS SË UJIT NË ST. HEKURUDHOR NË KUPTIMIN E DISLOKIMIT TË RRJETIT TË UJËSJELLËSIT NË FSHATIN ÇUKARKË ME PËRSHKRIM TË PUNËVE DHE VLERËSIM TË ÇMIMIT.
  4. NDËRPRITEN UDHËTIMET ZYRTARE DHE MËDITJET PËR TË GJITHË TË PUNËSUARIT NË ORGANET E KOMUNËS SË PRESHEVËS GJAT KOHËS SË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME.
  5. SHTABI KOMUNAL PËR S.J. TË DREJTOJË SHKRESË ZYRTARE ENTIT PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT PUBLIK NË VRANJË DUKE KËRKUAR SHPJEGIM PROFESIONAL PËR DEZINFEKTIMIN E OBJEKTVE PUBLIKE DHE RRUGËVE NË KOMUNËN E PRESHEVËS.