Lajme

Një vrasje e dyfishtë që ka ndodhur sonte e ka tronditur Prizrenin

Dyshohet se polici vrau vajzën e më pas veten – Krejt çka dihet deri tani për rastin tragjik në Prizren

Viktima e këtij rasti siç është konfirmuar më herët nga Policia e Prokuroria, janë babai polic dhe e bija e tij.

E siç raportohet nga mediat lokale në Prizren, zyrtari policor dyshohet se fillimisht ka vrarë vajzën e më pas veten.

Siç dyshohet, aktin ai e ka kryer me armën zyrtare të Policisë.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin”, kanë thënë për lajmi.net nga Policia e Kosovës.

Inicialet e policit mësohet të jenë S.M rreth 50 vjeç, ndërkaq bija e tij raportohet se është rreth të 20-tave.

Në vendin e ngjarjes po vazhdojnë të qëndrojnë forca të shumta të policisë.

Ende nuk janë sqaruar ndërkaq rrethanat në tërësi të rastit, teksa lajmi.net do iu mbajë të informuar në lidhje me të rejat e fundit. /Lajmi.net/