Një sirian është arrestuar në afërsi të Preshevës, i dyshuar për kontrabandim të njerëzve
Një 22 vjeçar sirian është arrestuar në afërsi të Preshevës nën dyshimin se ka organizuar kontrabandimin e shtatë personave, përcjell Ministria e Lajmeve
“Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare të Maqedonisë së Veriut, kanë arrestuar O.J. (2002), shtetas i Sirisë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori./Bujanovaçke