Një reagim ndaj Macron: Mësoje z.President pse Islami s’mund të jetë në krizë…Është feja e Zotit!
Si reagim ndaj deklaratave të fundit islamofobe të presidentit francez Macron, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Dr. Ali al-Kurre Dagi, shkroi sa më poshtë në mesazhin e tij drejtuar presidentit francez:
“Z. Macron, mos u shqetësoni për fenë tonë, Islamin, sepse Islami kurrë nuk është mbështetur te autoritetet ose ka ngritur shpatën e tij kundër kujtdo që refuzon ta pranojë atë në mënyrë që t’i imponojë flamurin e tij me forcë.
Islami është një e vërtetë e përjetshme, ekzistenciale që zgjidh probleme që janë të pazgjidhshme nga autoritetet.
Eshtë feja e Allahut e jo një sistem qeverisje bazuar në gjendjen shpirtërore të elektoratit dhe falsifikimin e votave.
Islami është prania e vazhdueshme e arsyes, argumenteve dhe mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të njeriut. Ku ka liri, Islami është i mirë, dhe ku ka dhunë dhe tirani, Islami po përhapet gjithnjë e më shumë, pavarësisht tiranëve .
Macron, besimi ynë nuk po kalon, dhe as nuk do të kalojë ndonjë krizë, sepse Islami nuk është një shpikje njerëzore që të kesh frikë nga mangësitë, dëmtimet dhe pasimet e dobëta. Ai është Islam dhe kjo është e mjaftueshme. Islami ekziston përkundër intrigave të të tjerëve dhe përkundër Islamofobisë.
Ne nuk kemi frikë për besimin tonë dhe as nuk është nevoja të kemi frikë, zoti President, për ata që flasin për ekzistencën e një krize.
Në vend të kësaj, ne ju themi: E ardhmja i përket Islamit! Ne kemi frikë vetëm për të ardhmen e atyre shoqërive që u janë nënshtruar feve të njerëzve…Kemi frikë për shoqëri të tilla me qeveri që varen nga krijimi i armiqve.
Na vjen keq për sundimtarin që nuk ndalet së jetuari krizë dhe që sheh luftërat fetare të Mesjetës, edhe pse jetojmë në shekullin e 21. Nëse ekziston një krizë e vërtetë, kjo është për shkak të standardeve të dyfishta të disa udhëheqësve politikë perëndimorë.