Një i vdekur e 98 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, ka vdekur një person. Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus dhe 37 të shëruar.
Personi ka vdekur në Spitalin e Gjakovës.
Deri tash në Kosovë janë regjistruar gjithsej 16 mijë e 345 raste me koronavirus. Sipas IKSHPK-së, numri total i vdekjeve si pasojë e koronavirusit është 649 raste ndërsa janë shëruar 14 mijë e 405 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 103 persona me koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet dhe klinikat e Kosovës ndërsa tre prej tyre janë në respiratorë.