Një grup nismëtarë nga Presheva kërkon hapjen e Konsullatës shqiptare në komunën e tyre
Këtu keni të bashkangjitur një njoftim të shkurtër, lidhur me një nismë qytetare për Konsullatën e përfolur që ish ministrit Cakaj e njoftoi opinionin përmes një postimi të tij në Facebook. Në të vërtetë, ky njoftim i ish ministrit Cakaj kishte patur si bazë një kërkesë të Ambasadës shqiptare drejtuar kryeministrit dhe ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, që një Konsullatë shqiptare të hapet në Luginë të Preshevës.
Ne, një grup nismëtarë (nga shtresa të ndryshme të banorëve të Preshevës) kemi nisur një kërkesë në drejtim të kryeministrit të Republikës së Shqiprisë, zotit Edi Rama dhe ministrit në detyrë zotit Gent Cakaj (pak ditë para dorëheqjes) si dhe Ambasadës Shqiptare në Beograd, që Konsullata shqiptare të hapet në Preshevë. Këtë propozim-kërkesë e kemi arsyetuar në disa drejtime dhe tregojmë se ky është vullnet edhe i mjaft Preshevasve të tjerë, por në këtë rast është themeluar vetëm grupi nismëtarë për këtë qëllim. Ata kërkojnë që prezenca e shtetit shqiptar të jetë evidente dhe sistematike në jetën e përditshmërisë së shqiptareve në Luginë të Preshevës.
Dokuementi i bashkangjitur është propozim-kërkesa që ata kanë përcjellur për përfaqesuesit e shtetit Shqiptar.