Lajme

Një bamirës anonim dhuron 100.000 franga për familjet në nevojë

Imami Elvis Naçi përmes një publikimi në FB ka bërë të ditur një “lajm të madh” siç e quan ai, për të gjithë shqiptarët, përjcell Ministria Lajmeve

Një person anonim ka dhuruar 100 mijë franga për familjet shqiptare në nevojë të cilët gjenden në vështirësi përball kësaj situate siç është rasti me pandeminë COVID-19. Z.Naçi më tej njoftoi se së bashku me këtë bamirës kanë vendosur që ndihmat të shpërndahen në trojet shqiptare, transmeton Ministria Lajmeve.

Publikimi i plotë i Imamit Elvis Naçi pa ndërhyrje:

Një lajm i madh! Dhurohen 100.000 Franga për ushqime!
Një Bamirës që dëshiron të mbetet anonim, i pakursyer edhe me ndihmë ndaj termetit vendosi të dhurojë 100.000 Franga për ushqime në këtë kohë të veshtirë për ushqime për familjet në nevojë. Vendosëm bashkë me Bamirësin, që 100.000 Frangat t’i ndajmë mes shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Të ndarë në Troje në zemër Një! Kush dëshiron të na bashkohet duke dhuruar ushqime, nga Kompanitë, Marketet, Tregtarët, Bamirësit, le të më shkruaji në numrin tim të telefonit. 00355674006161. Situata e familjeve të nevojtarëve ka nevojë për ne. Zoti ju shpërbleftë që në këtë kohe Pandemie, mendoni për atë që nuk ka. Zoti nuk e humb ndihmën në këtë ditë të vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi! Bashkë do ia dalim! Zoti na ndihmohtë…
Pas pak do të jemi live në fb!