Nisma prezanton katër zëvendësministra të rinj
Nisma Socialdemokrate ka prezantuar emrat e katër zëvendësministrave nga kjo parti në Qeverinë Hoti.
Valdete Dushica-Bajrami është emëruar zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Bekim Brestovci është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, dhe Enver Hoti zëvendësministër i Bujqësisë.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se “Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë̈ kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetri, të cilët do t’i kryejnë̈ detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë”.
Nisma në Qeverinë Hoti udhëheq me dy ministri. Skënder Reçica udhëheq me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Vesel Krasniqi udhëheq me Ministrinë e Tregtisë. Albulena Balaj-Halimaj është zëvendëskryeministre.
Deri tash, në Qeverinë Hoti si zëvendësministra janë zyrtarizuar edhe Muharrem Sfarqa i LDK-së në Ministrinë e Ekonomisë, Florian Dushi në Ministrinë e Drejtësisë, Besart Dreshajn në MPMS, Teuta Sahatqinë në MPJ, Engelbert Zefaj në MKRS, Fatbardha Emini në MPL, Nexhat Ramadani MTI, Selim Kryeziu në MKK, Arton Retkoceri në MI.
Qeveria Hoti u formua më 3 qershor. Ajo ka 16 ministra dhe katër zëvendëskryeministra. Numri i zëvendësministrave në Qeverinë Hoti mund të jetë deri në 40, kishte bërë të ditur gjatë bisedimeve për formimin e koalicionit, sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi. Nga 16 ministri, LDK-ja udhëheq me shtatë, AAK-ja me katër, Nisma me dy, Lista Serbe me dy e KDTP-ja me një.