Lajme

Nis lufta e brendshme në Serbi: Akuzohet Tadic dhe Jeremic se e shiten Kosovën

Portali serb telegraf.sr, pretendon se ka siguruar një dokument të intelegjencës Ruse në të cilën dëshmohet se diplomacia serbe e Boris Tadic kishte kërkuar të mos e pengoj pavarësimin e Kosovës në OKB, transmeton Gazeta Metro.

Vuk Jeremic atë botë Minister i Jashtem i Serbisë me kërkesë të Presidentit të atëhershëm të Serbisë Boris Tadic, kishin kërkuar nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin që të mos të pengoj diplomacia ruse, procesin e pavarësimit të Kosovës.

Gazeta serbe telegraf.rs ka siguruar një dokument për një takim të mbajtur me 28 nëntor të vitit 2005, në të cilin precizohet që krye-diplomati Jeremic kishte ardhur si i dërguar i veçantë i Presidentit Tadic, me kërkesën e të cilit e kishin lutur shefin e Kremlinit që Rusia mos ta pengoj Pavarësinë e Kosovës me ndikimin e saj të Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Tri vite më vonë nga ky takim Kosova e kishte shpallur Pavarësinë e saj, konkretisht me 17 shkurt 2008.

Më tutje në këtë dokument shkruan se Jeremic i kishte shpjeguar palës ruse se mos pavarësimi i Kosovës dhe zgjidhja e kësaj çështje do të thotë destabilizim i Ballkanit, por edhe i forcave ekstremist dhe djathtistë në Ballkanin Perëndimor.

Dokumentin të cilën mund ta shikoni më poshtë, sipas ‘telegrafit’ serb është ruajtur dhe është siguruar nga shërbimi i inteligjencës Ruse.

Vlen të theksohet se kjo është luftë e brendshme politike në serbi, e cila ka filluar mu në kohen kur pritet të kryhet marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovë dhe Serbisë, duke pasur parasysh që personi i akuzuar për tradhti kombëtare është po ashtu lider i opozitës serbe, e cila bashkë me kishën serbe janë kundër një demarkacionit me Kosovën, ku në serbi njihet si projekt i prezantuar nga Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Dacic e që njihet si ‘razgranicenije’, apo përkufizim në shqip.