Lajme

NGUSHËLLIM:Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), ngushëllon familjen Ajeti

 ​Miqtë dhe të gjithë popullin shqiptar, me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Idriz Ajeti.

Vdekja e Akademikut tonë të nderuar, do të jetë një humbje e madhe për gjuhësinë tonë dhe për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës e të Republikës së Shqipërisë.

Veprimtaria e tij shkencore në lëmin e gjuhësisë dhe veprat e tij shkencore, kanë qenë dhe janë udhërrëfyese për studiuesit e gjeneratave të tëra që janë marrë me gjuhësinë, dhe për gjeneratat e ardhshme, të cilat e kanë bazamentin e shëndoshë dhe të fuqishëm që na e ka lënë Akademiku ynë i nderuar.

Akademik Idriz Ajeti, nuk ka vdekur, ai rron përjetësisht në zemrat tona! Ai me veprat e tij ka fituar pavdekësinë.

U prehsh në paqe dhe të qoftë i lehtë dheu i tokës Dardane i paharruari Akademik Idriz Ajeti…!
Bilall Maliqi, kryetar