Ngjela: Thaçi dhe Mustafa duken të djegur nga çifti Kurti – Osmani
Kriza e Kosovës është artificiale. Çdo krizë e krijuar artificialisht në politikë, shpesh ka qenë bumerang për ata që e kanë krijuar.
Kështu ka shkruar avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Spartak Ngjela.
Ai thotë se Thaçi dhe Mustafa duken të djegur nga çifti Kurti – Osmani.
Ngjela ka folur edhe për pretendimet se Kurti është antiamerikan si dhe për rolin e Grenell në dialogun Kosovë-Serbi.
Postimi i tij i plotë:
Kriza e Kosovës është artificiale.
Çdo krizë e krijuar artificialisht në politikë, shpesh ka qenë bumerang për ata që e kanë krijuar.
Thaçi dhe Mustafa duken të djegur nga çifti Kurti – Osmani.
Është shkollë politika, nuk është kaçakëri malesh. Ku mund të ketë në Kosovë hapësirë politike për Thaçin dhe Mustafën, kur gjithkush sot në Kosovë e din se kriza që ata shkaktuan me mocionin është në favor të Serbisë.
Alibia e akuzës për antiamekanizëm të Qeverisë Kurti, ishte një lojë fëminore e Thaçit. Pse, Thaçi mendon se krerët e Partisë Demokrate të Amerikës që janë figura kryesore në Kongresin Amerikan, meqë janë kundër mocionit Thaçi- Mustafa, janë antiamerikanë? Pse, republikanët që janë në pushtet në Uashington e konsiderojnë Partinë Demokrate si armike të Amerikës? Këta ngatërrojnë politikën amerikane me politikën e Titos kundër çetnikëve.
Fëminore janë këta krerë të korruptuar të Kosovës.
Pse përfaqësuesi Grenrell, është Amerika? Ai është përfaqësues i Presidentit Trump, për dialogun Kosovë Serbi; por pyetja që ngrihet këtu është kjo: pse nuk po flet Presidenti Trump për këtë çështje?
Si mendoni ju, shërbimet amerikane nuk ia kanë dhënë Presidentit informacionin që nga mocioni në Parlamentin e Kosovës ka përfituar jo Amerika dhe Kosova, por Beogradi dhe Moska?
E pra, a duhet të flasë Presidenti Trump?
Prisni, dhe pastaj vendosni. Sepse, nëse shërbimet ia kanë dhënë Presidentit Trump këtë informacion, Richard Grenell nuk mund të jetë më përfaqësues i presidentit për çështjen e Kosovës.
Të shohim…