Lajme

Ngjarja tragjike në Pozharan: Dyshohet se burri vrau gruan, dy djemtë dhe veten

Ngjarja e rëndë ku katër persona dyshohet se janë vrarë më armë zjarri në fshatin Pozharan të Vitisë është një krim i rëndë në familje.

Një familjar e ka konfirmuar për Klan Kosovën se kryefamiljari e ka vrarë gruan, dy djemtë dhe në fund edhe veten.

Sipas këtyre burimeve, dorasi është mërgimtar që punon dhe jeton në Zvicër dhe në Kosovë ka ardhur për pushime.