Nga viti 2022, Zvicra trajton kroatët sikur qytetarët tjerë të BE-së
Aktualisht për kroatët që duan të punojnë në Zvicër, zbatohet një rregullore e veçantë: Ata nuk mund të përfitojnë nga lëvizja e lirë e personave në të njëjtën masë si qytetarët e tjerë të BE -së.
Por tani edhe kësaj i ka ardhur fundi: Zvicra përfundon periudhën e tranzicionit për Kroacinë në fund të vitit, thuhet në një komunikatë të Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, shkruan srf.ch.

Kjo do të thotë se në të ardhmen do të zbatohen të njëjtat rregulla për të gjitha vendet e BE-së.
Lajmin e mirë e sollën përfaqësuesit zviceranë të premten në takimin virtual të komitetit të përbashkët Zvicër-BE. Gjatë kësaj videokonference, të dyja palët u shprehën se Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë të Personave në thelb funksionon mirë, thuhet në një komunikatë Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM).
Meqenëse nuk ka disbalanc të theksuar në tregun e punës, Këshilli Federal në mbledhjen e 1 tetorit ka vendosur që nga 1 janari 2022 të vendosë lirinë e pakufizuar të lëvizjes edhe për Kroacinë, shkruan SEM, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë që punëtorët kroatë do të trajtohen në mënyrë të barabartë me shtetasit e tjerë të BE / EFTA.
Sipas SEM, nëse emigracioni i punëtorëve kroatë tejkalon një prag të caktuar, Zvicra mund të thërrasë një klauzolë mbrojtëse dhe të kufizojë përsëri numrin e lejeve nga 1 janari 2023 dhe më së voni deri në fund të vitit 2026 .