Lajme

Nga sot fillon shpërndarja e parë e pagave minimale për punjonësit e sektorëve privat

Sot shteti do të paguajë pagën e parë minimale për punonjësit e tyre në llogaritë speciale të kompanisë, që nënkupton që secila firmë do të ketë një llogari të re bankore specifike që do ti tranferohen paratë nga shteti.

Rreth 32 miliardë dinarë do të paguhen në llogaritë e 232,000 ndërmarrjeve për 1,055,000 të punësuar. Punëdhënësit mund të transferojnë para në llogaritë e punëtorëve menjëherë pas pagesës.

Sipërmarrësit e tjer[ që kanë të njëjtin status si fermerët, personat juridikë të klasifikuar si mikro, të vegjël dhe të mesëm po ashtu kanë të drejtën e ndihmës shtetërore .Gjitashtu punonjësit e tyre do të marrin pak më pak se 91,000 dinarë nga shteti në prill, maj dhe qershor, ose rreth 750 euro.