Nga nesër deri të hënën vaksina Pfizer pa termin në Preshevë
Shtëpia shëndetit në Preshevë, rrespektivisht personeli i vaksinimit kanë njoftuar redaksinë e Ministria e Lajmeve, se nga nesër deri të hënë qytetarët e Preshevës mund të vaksinohen me Pfizer pa termine.
Pra të gjithë të interesuarit të cilët kanë bërë aplikimet për vaksinim të vaksinës Pfizer dhe ende nuk kanë pranuar terminet e paraqitjes se tyre, nga nesër mund të imunizohen me vaksinën anti-Kovid. Reparti i vaskinimit është i hapur deri në ora 14:00, ndërsa ajo që vlen të theksohet është se të drejtën për tu vaksinuar kanë vetëm qytetarët që posedojnë dokumentacione valide ( pasaportë, letërnjoftim).