Lajme

Nga nesër deri më 31 korrik Vjena pezullon fluturimet me Prishtinën, Tiranën e disa vende të tjera

Nga data 16 korrik deri më 31 korrik të 2020-s ndalohen fluturimet me Vjenën për disa vende. Lajmi është bërë i ditur pas një vendimi të Ministrisë austriake për të zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve.

“Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Serbinë. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020”.

Gjithashtu njoftohet se pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anuluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim.