Lajme

Nga dita e nesërme fillon pagesa e 100 euro për qytetarët

Pagesa e ndihmës financiare në shumë prej 100 euro për të gjithë qytetarët që janë regjistruar me telefon ose përmes faqes në internet fillon nesër, raporton rtvp.

Paratë do të paguhen në llogaritë e rreth gjysmë milioni qytetarëve në ditë dhe me të njejtën dinamikë pritet që të gjitha pagesa për ata që kanë aplikuar për ndihmë të kryhen deri në 1-2 qershor.

Afati i aplikimit është 5 qershori, dhe për ata që aplikojnë ditën e fundit, paratë do të paguhen në llogaritë bankare deri më 7 qershor.

Së pari, pagesa e kësaj ndihme financiare filloi për pensionistët në 15 maj dhe për rreth 160,000 shfrytëzues të ndihmës sociale më 21 maj.

„Pagesa do të fillojë nesër, e hënë, 25 maj, duke paguar para çdo ditë për rreth gjysmë milioni qytetarë të Serbisë. Më parë, fondet ishin paguar për rreth 1.7 milion shfrytëzues të pensioneve dhe për rreth 160,000 mijë shfrytëzues të ndihmës sociale. Regjistrimi zgjat deri 5 qershor dhe ju mund të aplikoni përmes portalit të Administratës së Thesarit – në adresën e internetit idp.trezor.gov.rs ose përmes qendrës së kontaktit në numrin e telefonit 0800 101 100 ”, deklaroi Ministri i Financave Sinisha Mali në profilin e tij në Instagram.