LajmeTë fundit

Nga 17 Qershori edhe një subjekt i ri politik në Preshevë: FRONTI!

Siç ka mësuar Ministria Lajmeve, nesër më datë 17.06.2019 ditë e Hënë, zyrtarizohet subjekti i ri politik në komunën e Preshevës FRONTI.

Inicuesi i kësaj levizje politike Baki Rexhepi, përmes një statusi në profilin e tij i ka bërë thirrje publike qytetarëve të komunës Preshevës, që t’i bashkangjiten iniciativës politike të subjektit të ri Fronti.

Më poshtë e keni shkrimin e plotë të Baki Rexhepit :

Miq të nderuar,

Pas shumë konsultimeve dhe debitimeve, me shumicën nga ju, jemi të ndërgjegjshëm se Presheva ështëvonuar dhe penguar në çdo formë nga faktorë te brendshëm dhe te jashtëm,në procesin e integrimeve dhe zhvillimit të saj, të shqetësuar për shkak të degradimit dhe paaftësive të dëshmuara të udhëheqësve aktual, të hidhëruar nga braktisja masive e Preshevës. Të indinjuar nga korrupsioni, mungesa e vizionit dhe paaftësia kronike, të alarmuar nga rritja e polarizimit social, të vetëdijshëm se cenimi i vazhdueshëm i interesit publik në arsim do te vazhdojë të prodhojë pabarazi, papunësi, injorancë dhe korrupsion. Të revoltuar nga papunësia e qindra dhe mijëra të rinjve, të kërcënuar nga mungesa e zbatimit të standardeve demokratike si dhe financimet e dyshimta të partive të tjera. Të neveritur nga lidhjet e krimit te larte dhe ordiner me politikën, të bindur se klasa politike aktuale do të vazhdojë të prodhojë kriza në dëm të shoqërisë, jemi të përcaktuar dhe të vendosur për të bërë çdo sakrificë në mënyrë që Komuna e Preshevës t’i garantojë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim Liri, Drejtësi, Barazi, Dinjitet dhe Solidaritet.
E për këtë ju ftojmë nesër në orën 18:00 në amfiteatrin e RTV Presheva, në takimin e parë konsultativ me karakter debatues , në lidhje me iniciativën qytetare politike FRONTI!
Sinqerisht,
Dr Scc. Baki Rexhepi