Maqedoni

Nga 1 shtatori kushdo që udhëton në Maqedoninë e Veriut duhet t’i dijë këto rregulla!

Nga 1 shtatori, qytetarët e huaj, si dhe qytetarët e Maqedonisë Veriore, do të duhet të kenë një certifikatë që kanë marr vaksinën, vërtetim që kanë kaluar koronën ose një test PCR negativ në vendkalimin kufitar, keshtu vendosi Qeveria e Maqedonisë Veriore në mbledhje.

Sipas raportit, qytetarët do të lejohen të hyjnë në vend nëse kanë një certifikatë imunizimi, domethënë se kanë marrë dy doza kundër koronavirusit, si dhe nëse kanë një certifikatë të virusit në 45 ditët e fundit nga dita të rimëkëmbjes ose një test negativ PCR, jo më te vjetër se 72 orë nga hyrja në territorin e Maqedonisë Veriore.

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë tranzit përmes Maqedonisë Veriore, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë dhe lejohen që brenda pesë orëve ta lëshojnë vendin në kufirin tjetër, me një deklaratë që e nënshkruajnë në kufi.

Qytetarët e Maqedonisë Veriore që kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë një test negativ PCR, ose certifikatë mbi marrjen e vaksinave ose qe kane kaluar korona virusin, do të duhet të qëndrojnë shtatë ditë në karantinë.