Nga 1 qershori Serbia hap kufijtë me këto 4 shtete fqinje
Serbia do të hapë kufijtë plotësisht për qarkullimin e njerëzve nga 1 qershori, me katër vende përreth, njoftojnë mediat e Beogradit.
Siç thuhet, lëvizja me Maqedoninë Veriore, Shqipërinë, Bosnjën dhe Malin e Zi do të liberalizohet plotësisht. Siç njoftohet, për këto shtete nuk do të duhet test për Corona virus.
Megjithatë, ende nuk dihet se ky vendim, a do t’a përfshijë edhe Kosovën, ku mbetet të shihet ditët në vijim.
Ky vendim u mor sepse asnjë prej këtyre vendeve nuk ishte vatër e koronavirusit, shkruajn mediat serbe.
Kufijtë e Serbisë për trafikun rrugor, hekurudhor dhe lumenjve janë mbyllur që nga 20 mars.