Nga 1 Janari vozitësit me targa të Kosovës mund të vozisin pa ‘stikersa’ në Serbi
Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për të mundësuar lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova dh, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë , Petar Petkoviq, transmeton Ministria e Lajmeve
Petkoviq theksoi se njoftimi do të bëhet në të gjitha pikat kufitare dhe administrative.
“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga institucionet në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpallja e njëanshme e pavarësisë së të “ashtuquajturës Kosovë”, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga të drejtat e garantuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Serbisë.
Vendimi do të zbatohet nga 1 janari.