Lajme

Imami i xhamisë i shpëton krishterët nga sulmi terrorist

Një imam në një xhami të Kajros rrugës për në xhami ka kaluar pranë kishës së krishtere dhe ka vërejtur mjet shpërthyes që ishte vendosur për të sulmuar krrishterët në ditën e tyrë fetare.

Ai sapo ka vërejtur, ka njoftuar organet e rendit dhe vet ka qëndruar aty pranë duke u bërë thirrje besimtarëve krishterë që të mos afrohen në kishë sepse rrezikohen nga shpërthimi i këtij mjeti që do sillte pasoja katastrofe në njerëz.

Imami tha se ka vërejtur njerëz të dyshimtë që qëndronin mbi kulm të xhamisë dhe që bëheshin gati për të goditur qindra njerëz që ishin gati të hynin në kishë. Prifti ka falënderuar imamin i cili sipas tij vazhdimisht kujdeset për sigurinë e të gjithëve.