Nevzad Lutfiu kandidat i LPD-së për kryetar të KKSH-së
Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD ka nominuar sot Nevzad Lutfiun si kanditat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSH.
Lajmin për FOLonline e konfirmoi vet Lutfiu i cili shtoi se LPD në zgjedhjet e 13 nëntorit do të garojë me listë të veçant.
Ndryshe, Lutfiu, përveç se është anëtar i kryesisë së LPD-së, aktualisht është edhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit ndërsa për katër vjet ka udhëhequr me Organizatën Shpresa.
Bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij, përmes rrjeteve sociale, kanë nisur ta çmojnë lartë figurën e Lutfiut duke e cilësuar si humanist por edhe si personalitet i cili angazhohet për të mirën e banorëve të fshatit Osllarë duke qenë në ballë të shumë iniciativave.
Nevzad Lutfiu me profesion është jurist i diplomuar.