Lajme

Netanyahu merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë dozën e tij të dytë të vaksinës anti-koronavirus Pfizer&BioNTech.

Bashkë me Netanyahun vaksinën e mori edhe ministrin i Shëndetësisë, Yuli Edelstein, shkruan CNN.

“Jam mësuar por jam i ngazëllyer dhe jam i sigurt që të gjithë qytetarët e Izraelit që do të marrin dozën e dytë të vaksinës do të jenë të ngazëllyer si unë”, tha Netanyahu.

Netanyahu ka përsëritur se të gjithë qytetarët izraelitë do të vaksinohen deri në fund të marsit.

Kujtojmë se kryeministri izraelit dozën e parë të vaksinës e mori tre javë më parë në transmetim direkt./kk