Nesër në një vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, mbahet Akademi Përkujtimore
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, organizojnë nesër Akademi Përkujtimore për veprimtarin Adem Demaçi.
Me datën 26 korrik bëhet një vit nga vdekja e Adem Demaçit, dhe me fillim nga ora 12 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, do të mbahet kjo Akademi Përkujtimore.
Nga folësit pjesëmarrës do të paraqiten fragmente të jetës, veprimtarisë dhe krijimtarisë së tij letrare, si dhe do të ketë mendime e vlerësime për figurën e Demaçit.