Shqipëri

Neritan Ceka zbulon sekretet e ministrisë së Jashtme, ka një rrjet spiunësh që…

Cështja e mosdekretimit të Gent Cakajt vijon të diskutohet në media pavarësisht se 28-vjeçari nga Kosova tashmë ka marrë kompetencat e ministrit të Jashtëm me vetë “bekimin” e Edi Ramës.

Në emisionin “Tempora”, teksa ka komentuar çështjen “Cakaj”, ish-ambasadori Neritan Ceka ka zbuluar edhe disa sekrete të diplomacisë shqiptare, që ai i sheh edhe si probleme që kushtëzojnë ecurinë e punës.

Sipas Cekës në Ministrinë e Jashtme ka një rrjet spiunazhi që merret me detaje të tilla si ai, se ku shkojnë gratë e ambasadorëve.

“Ne nuk duam që politika e jashtme të përfshihet në çështje politike. Tre çështje që unë i quaj shumë të rëndësishme të politikës së jashtme. E para nuk ka strategji për politikën e jashtme. Zakonisht fokusohet në 100 vite. Ne nuk e kemi. E dyta, mungon një klasë profesioniste. Kemi personalitete si Ferit Hoxha. 20% që thotë zonja Dade që është praktikë amerikane më tepër që në vende strategjike, përfaqësohemi me personalitete politike. Unë e kam përkrahur faktin që në bordin e Bankës Kombëtare u vu një ministër Financash. Nëse ka një atribut që nuk ka dallim pozitë-opozitë, është politika e jashtme. E treta, ambasada e Italisë që është një nga më të rëndësishme, nuk ka asnjë kontakt me Ministrinë e Jashtme. Unë kujtova se e kishte me mua dhe pyeta më thanë se nuk ka kontakt. Ambasadori ka një radhë detyrash. Ministria kërkon sa më pak informacione. Informacionet i marrin nga shoferi dhe nëpunësi i ambasadës, ç’bën ambasadori, ku shkon gruaja e ambasadorit. Ka një rrjet në Ministrinë e Jashtme që merret me këtë punë. Mund ta quaj një rrjet spiunazhi”, tha Ceka.