Nëntë vite më parë u vendos Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë
Shqiprim Arifi, ka kujtuar se sot u bënë 9 vite nga vendosja e Lapidarit të UÇPMB-së, i cili u largua dhunshëm tetë vite më parë.
Arifi tha se sot gjenden të gjunjëzuar vetëm duke e kujtuar dhe se emrat e luftëtarëve do të mbahen vetëm në arkiva dhe në zemrat e tyre.
“Sot, kujtojmë që u bënë 9 vite nga vendosja e Lapidarit të UÇPMB-së, i cili në përmbajtje të tij kishte të gëdhendur emrat e lavdishëm të luftëtarëve dëshmor, që sot u mungojnë familjarëve e tërë Preshevës, e që i dha lavdi qendrës së qytetit si monument i rëndësishëm i historisë së kësaj cope Lugine!
Fatkeqësisht, lapidari nuk pati fatin të jetë për gjatë në mesin tonë. Ata që e vendosën me krenari, lejuan të hiqet kokëulur dhe në fund e shpërblyen regjimin që e hoqi me një mirënjohje dhe sot gjendemi të gjunjëzuar vetëm duke e kujtuar dhe se emrat e luftëtarëve tanë mbahen vetëm në arkiva dhe në zemrat tona”, shkroi ai